Kur me 5 maj të këtij viti në Mitrovicë ishte vrarë Ermal Kamberaj që punonte në kafiterinë “Check In”, vendi u shokua me aktin e tmerrshëm duke ngjallur shumë reagime të ashpra për pa sigurinë në këtë qytet, por 20 ditë më vonë, Insajderi ka marrë vesh se ai nuk ishte caku i vrasjes.
Në fakt, Kamberaj është vrarë pa bërë asnjë faj dhe duke mos qenë fare si target i vrasjes.
Target i vrasjes ishte dikush tjetër. Ai quhet Shpëtim Hyseni me pseudonimin SHPUTA, një person i njohur për prokurorinë.
Shputa është arrestuar sot nga Policia në Mitrovicë, me një urdhërarrest të Gjykatës.
Fexherie Pllana nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës i ka konfirmuar Insajderit, arrestimin e të dyshuarit, por ajo tha se arrestimi i tij nuk ka të bëjë me vrasjen e Kamberajt, 24 vjeçarit nga Mitrovica.
“Mund të informoj se ky person është me urdhëresë të gjykatës. Për të tjera detaje mund të japim nesër”, ka thënë Pllana për Insajderin.
Por Insajderi, sipas burimeve brenda Policisë merr vesh se Shpëtim Hyseni me pseudonimin SHPUTA është arrestuar për një rast tjetër të vrasjes.
Ai dyshohet se është i lidhur me shumë aktivitete të paligjshme dhe vepra penale.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...