Prokuroria Themelore në Gjakovë, të mërkurën, ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të dyshuarit A.S, për kanosje të kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.
Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e ka parashtruar prokurori i rastit Anton Hasanaj, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
E sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S, më 15 mars të këtij viti, rreth orës 9:30, në Kuvendin Komunal në Gjakovë, e ka kanosur të dëmtuarin, Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës.
Tutje sipas kërkesës, ditën kritike i pandehuri shkon në objektin e komunës dhe fillimisht e kërkon të dëmtuarin për të biseduar me të, e pasi që nga administrata e komunës është njoftuar se takimin e ka të premten, më 18 mars 2022, i njëjti revoltohet dhe nuk pranon të largohet nga objekti pa e takuar të dëmtuarin.
Sipas kërkesës, pas disa minutave derisa i dëmtuari ishte duke dalur nga objekti, të njëjtin e ndal i pandehuri, i cili i afrohet dhe duke ia drejtuar gishtin e me ton të lartë i thotë: “më keni borxh, pse ma keni konfiskuar pronën e ma keni qitë në shoqëri aksionare”, pastaj vazhdon me fjalët me zë të lartë: “Kam me t’njek hap pas hapi dhe krejt kohën”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe familjen e tij.
Për këtë, ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Pena, vepër e dënueshme me burgim prej 6 muajsh deri në 5 vite.
Në kërkesën e prokurorisë thuhet se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, rreziku i arratisjes, pesha e veprës penale dhe karakteristika personale të të pandehurit.
Tutje në kërkesë thuhet se masat e tjera më të buta do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillim të sukseseshëm të procedurës pa zvarritje.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër