Kalon kufirin Kosovë-Mali i Zi ilegalisht, arrestohet serbja

09:15 | 5 Tetor 2022
E.H

Është arrestuar një grua shtetase e Serbisë pasi ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Mali i Zi, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, e dyshuara nëpër zonën malorë jashtë pikës së kontrollit e ka kaluar kufirin dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

“PKK Kullë 04.10.2022 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë e cila ilegalisht ka kaluar kufirin Kosovë-Mali i Zi jashtë pikës së kontrollit kufitar (në zonë malore). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme