Google ADS

Kaloi kufirin ilegalisht, ndalohet nga Policia e Kosovës

10:21 | 27 Tetor 2020
M. A.

Në fshatin Novosellë të Komunës së Kamenicës, dje rreth orës 08:30 është ndaluar një veturë me targa të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari, shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kalim Ilegal i kufirit”.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari ka hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur kontrolleve kufitare.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari në procedurë të shpejtë të dërgohet në gjykatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme