Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët tanë të diasporës, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: zv. Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Ministrisë së Punëve të
Brendshme, Bejtush Gashi, , Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.
Ngjarja zhvillohet nesër në pikë kalimin kufitar “Merdare” duke filluar nga ora 13:00./Arbresh.info
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...