Një kallëzim penal është ngritur ndaj Fatos Osmanit, këshilltar politik në Kabinetin e Ministres Arbërie Nagavci dhe ndaj Feime Llapashticës, udhëheqëse për planprograme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), më dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.
Kallëzim penal i ngritur nga Shtëpia Botuese “Luarasi”, përmes avokatit Driton Muharremi, hedh dyshime se Fatos Osmani në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore (KEPTSH), në MASHT dhe Feime Llapashtica në cilësinë e anëtares, kane tejkaluar kompetencat e tyre duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qellim te përfitimit të dobisë pasurore tjetrit dhe duke i shkaktuar dëm Shtëpisë Botuese në fjalë.
Fillimisht, thuhet se Këshilli i Eksperteve për Programe për Tekste Shkollore ka publikuar rezultatet preliminare për tekstet te klasave 4 dhe 9, respektivisht vlerësimin e dorëshkrimit të tekstit Matematika 4 e Shtëpisë Botuese “Luarasi” ku recensenti me Kod M43 dorëshkrimin ne fjale e ka vlerësuar me note 2.66 duke pretenduar se setit i mungon libri fletore pune dhe në ketë mënyre ia ka pamundësuar kalimin e librit me poenë për vlerësim pozitiv.
Mirëpo, më pas komisioni i ankesave kishte ftuar ekspertin dhe i njëjti kishte thënë se libri i plotëson kushtet për përdorim (kalueshmëri) dhe e ka vlerësuar me notën 3.00.
Kështu, sipas këtij kallëzimi penal, Këshilli kishte injoruar vendimin e komisionit të ankesave për rishqyrtimin e dorëshkrimit dhe kishte vazhduar me procedura.
“Betimi për Drejtësi” ka dërguar pyetje të enjten këshilltarit të Nagavcit, Fatos Osmanit në e-mail për t’u përgjigjur lidhur me pretendimet e “Laurasit”, mirëpo, ai nuk ka kthyer përgjigje.
Ndërkaq, duke mos komentuar pretendimet e kësaj shtëpie botuese, anëtarja e Këshillit Feime Llapashtica, i ka përcjell “Betimit për Drejtësi”, një e-mail, në të cilit thuhet të jetë njoftuar shtëpia botuese se KEPTSH, e ka trajtuar me shumë seriozitet çështjen dhe pas vlerësimit përfundimtar kanë ardhë në përfundim se vlerësimi i librit me 2.66 nuk i përkasin standardit 14.
“Recensenti M43 nuk ka pasur për të vlerësuar standardin 14 që lidhet me fletoren e punës dhe rrjedhimisht nuk e ka vlerësuar atë standard. I bie që poenat e tij nuk i përkasin edhe standardit 14 dhe kështu totali i pikëve 2.66, nuk prodhon efekt të dëmtimit të vlerësimit të këtij dorëshkrimi për shkak të mungesës apo jo të fletores së punës. KEPTSH verifikoi se dy recensentët tjerë e kanë vlerësuar standardin 14 dhe i bie që totali i pikëve të fituara vjen nga një vlerësim i plotë i dorëshkrimit”, thuhet në e-mailin që komisioni i kishte përcjellë shtëpisë botuese.
Kurse, ushtruesi i Kallëzimit penal, i kanë propozuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve dhe të fillojnë sa më parë hetimet kundër të dyshuarve, të ngritët aktakuza dhe shpallën fajtorë për veprën penale “Keqperdorimi i pozites apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 3 pika 3.6 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-se./ BetimipërDrejtësi
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...