Google ADS

Kallëzim penal ndaj dy punëtorëve të KEDS-it

13:55 | 8 Shkurt 2018
M. A.

Dy punëtorë të KEDS-it do të përballen me kallëzimin penal që Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës ka bërë ndaj tyre.

Ata dyshohet se paprezencën e pronarëve, vetëm nën prezencën e fëmijëve, kanë kryer kontrollë në një shtëpi.

“Policia e Kosovës Njësia e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës me 02 shkurtë 2018, me urdhër të prokurorit kanë përpiluar Kallëzim Penal ndaj dy të dyshuarve punëtor të KEDS-it me dyshimin e bazuar se me datë 23 janar 2018 ata kishin shfrytëzuar mos prezencën e pronarit të shtëpisë shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Kamenicë dhe duke shfrytëzuar prezencën vetëm të fëmijëve të moshës së mitur të njëjtit kishin hyrë në shtëpi dhe kishin kryer një kontroll, “për keq përdorim dhe shfrytëzim të pa ligjshëm të rrymës elektrike”, në shtëpinë e ankuesit. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ,,Cenim i paprekshmërish së banesave dhe kontroll i pa ligjshëm””, thuhet në raportin policor, transmeton Indeksonline.

Dy të dyshuarit janë intervistuar nga ana e prokurorit të shtetit me datë 07 shkurt 2018. Prokurori ka lëshuar vendimin mbi ndalimin e tyre për 48 orë, dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Gjilan. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme