Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të QKMF’së në Gjakovë, Kujtim Zarari, për kanosje ndaj një mjekeje të kësaj qendre.
Megjithëkëtë, drejtorit i Mjekësisë Familjare vazhdon punën e tij në Qendrën Kryesore të qytetit. Komuna e Gjakovës nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij, madje thonë se nuk janë në dijeni për ketë rast.
Një përplasje mes një mjekeje të Qendrës se Mjekësisë Familjare dhe drejtorit të Qendrës Kryesore, Kujtim Zarari në Gjakovë, kishte ndodhur para më shumë se dy muajsh, në zyrën e këtij të fundit.
Mjekja Z.O. (emër i njohur për redaksinë), derisa kishte shkuar të marrë disa sqarime nga Zarari, pohonte se ishte kanosur nga shefi i saj, duke e kërcënuar se do ta nxirrte nga zyra duke e hedhur për dritare, shkruan lajmi.net.
Ajo rastin e kishte denoncuar në Polici, derisa tash me hetimet po merret Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi hetuesit policorë kanë ngritur kallëzim penal nga drejtorit të QKMF’së në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj.
“Po, mund tu konfirmojë se pas denoncimit, policia ka kryer hetimet e nevojshme dhe së fundi ka nxjerrë një kallëzim penal ndaj personit në fjalë Kujtim Zarari për dyshimet se ka kanosur nëpunësen e QKMF’së”, ka konfirmuar Gjokaj.
Megjithatë, Drejtori Kujtim Zarari që po dyshohet se ka kanosur një punëtore të QKMF’së që e drejton, vazhdon të dalë në punë, pasi ndaj tij nuk është ndërmarrë asnjë masë disiplinore.
Komuna e Gjakovës thonë se nuk janë të njoftuar zyrtarisht për këtë rast, ndonëse në Polici konfirmojnë se ka më shumë se dy javë që kanë proceduar kallëzimin penal ndaj drejtorit.
“Deri më dje nuk kemi pasur asnjë informatë zyrtare lidhur më këtë. Në momentin që do ta kemi një njoftim do të dalim më informatë zyrtare”, i ka thënë për lajmi.net, Artan Haraqija nga zyra për Informim e Komunës së Gjakovës.
Z.O, një javë pasi kishte denoncuar rastin në polici, kishte treguar për ngjarjen që kishte ndodhur në zyrën e shefit të saj.
“Shkova në zyrën e tij për t’i kërkuar disa sqarime. Ai me kërcënoi dhe më tha se nëse nuk i dal nga zyra do të me nxjerr nga dritarja”, kishte deklaruar mjekja e QKMF’së në Gjakovë.
Sipas saj, krejt kjo ka ndodhur pasi mjekja ka kërkuar një mëditje, të cilën pohon se i është mohuar nga drejtuesit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. asti fillimisht ishte provuar të izolohej si rast i brendshëm. Madje as policia qe së fundi kanë nxjerrë kallxim penal ndaj drejtorit për kanosje, nuk e kishte trajtuar fillimisht atë.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...