Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka dërguar sot në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim të ri kundër Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, Drejtorit të Financave në Komunën e Prishtinës, Ismail Kokaj, si dhe kundër ish-sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.
Sipas njoftimit sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se ka dyshime të bazuara se personat e apostrofuar në padi, kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar” nga neni 283, paragrafi 1, lidhur me nenin 422, paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të KPRK-së.
“Sipas këtij kallëzimi penal, Dega e PDK-së në Prishtinë, ngreh dyshime të bazuara se këta kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar”, ku me dashje direkte dhe me vetëdije, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të grupit të organizuar u kanë mohuar të drejtat e lejes së ndërtimit në kundërshtim me nenin 21 të Ligjin nr.04/L-110 për Ndërtim, neni 4 paragrafi 2 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe në kundërshtim me Planin Rregullativ të Komunës së Prishtinës kanë kryer veprime kundërligjore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se në kallëzimin e saj penal, Dega e PDK-së së Prishtinës ka marrë edhe shembuj konkret, ku në lagjen “Lakërishte” pas Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është mohuar një leje ndërtimi për objekt, ndërsa në vijë të drejtë të ndërtimit është lëshuar leja e ndërtimit për një objekt tjetër.
“Rasti i njëjtë, sipas PDK-së së Prishtinës, është edhe në lagjen “Arbëria”, afër objektit të ri të komunës, ku edhe pse qytetarët i posedojnë lejet urbanistike prej vitit 2006, Komuna e Prishtinës i penalizon duke mos ju lëshuar leje ndërtimore. Gjithashtu, në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtim dhe në kundërshtim me Planin Rregullues, Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje ndërtimi në hapësirë gjelbëruese në lagjen “Bregu i Diellit”, konkretisht në Rrugën B”.
“Personat e dyshuar, sipas PDK-së së Prishtinës, në bazë të preferencave partiake u kanë lëshuar leje ndërtimore militantëve partiakë dhe grupeve të interesit të afërta me zyrtarët e Vetëvendosjes, ku pastaj në diskutim dhe marrëveshje me të dyshuarit e tjerë u kanë mohuar lejet e ndërtimit qytetarëve të Prishtinës në kushte të barabarta, ndërsa militantëve të partisë u është lejuar leja e ndërtimit në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, me qëllim që të sigurohen se të gjitha shërbimet që kryhen brenda komunës të jenë të kontrolluara nga partia e tyre përmes të dyshuarve dhe personave të punësuar me qëllim të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftim.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen