Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Heset Loku mund të përballet me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndaj tij, shtetasja gjermane e dënuara në rastin e njohur si “Skandali i Pasaportave”, Natali Veliaj ka bërë kallëzim penale për disa vepra penale.
Kundër drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, Heset Loku, Veliaj ka dorëzuar kallëzimin penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe shpërdorim të të drejtave të saj, që i takojnë sipas kushtetutës dhe ligjit mbi sanksionet penale.
Portali “Arbresh.info” ka siguruar kallëzimin penale, i cili është dërguar në tri institucione të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Kallëzimi penal është dorëzuar më 10.10.2017 përmes postës.
Në kallëzimin penal të saj kundër Heset Lokut, Veliaj cekë disa arsye në të cilat i janë shkelur të drejtat e saj si e burgosur.
Në anën tjetër portali “Arbresh.info” ka kërkuar të dijë nëse Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Shtetit, kanë pranuar këtë kallëzim penale, dhe masat që kanë ndërmarrë për hetimin e këtij rasti, por asnjëra nga këto dy institucione nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje.
Ndërkohë, Veliaj është në pritje të përgjigjes nga Paneli për Lirim me Kusht, i cili në fund të këtij muaji pritet të jap vendimin e tij rreth kërkesës së saj për lirim me kusht.
Ndryshe, Veliaj gjendet në Qendrën Korrektuese në Lipjan që nga muaji nëntor i vitit 2012, kur ishte arrestuar nga policia e Kosovës, në bashkëpunim me policinë e Eulex-it në atë kohë.
Në dhjetor të vitit 2014, pas një procesi gjyqësor, Velija ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 12 vjet burgim, dënim ky i cili u zbrit nga Gjykata e Apelit në 8 vjet burgim dhe gjobë prej 25 mijë eurove.
Ajo akuzohej nga një prokuror i Eulex-it në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nëntë vepra penale, përfshi krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve./Gita Lushi/ Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?