Zëvendës-sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın, në Ankara deklasoi sot se presidenti Erdoğan në muajin mars do të vizitojë Rusinë, dhe se kjo vizitë është shumë me rëndësi nga aspekti i normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.
Kalın foli në konferenën për gazetarë në Ankara dhe me këtë rast u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me ndodhitë aktuale, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë muajit të ardhshëm do të udhëtojë në Rusi, me rastin e takimit të Këshillit për bashkëpunim në nivel të lartë.
“Konsiderojmë se kjo do të jetë një vizitë shumë e rëndësishme në Rusi nga aspekti i procesit të normalizimit të marrëdhënieve të të dyja vendeve, të cilat ende zgjasin”, tha Kalın, dhe shtoi se një nga hapat më të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve është çështja e heqjes së sanksioneve.
“Ajo që presim është se që në këtë vizitë të arrihet rezultat edhe në këtë plan. Sigurisht, vizita në Rusi do të jetë një rast për të biseduar për Sirinë, Irakun, luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet bilaterale të të dyja vendeve”, theksoi Kalın.
Në maj do të mbahet një takim Erdoğan-Trump
Kalin ka njoftuar se kreu i shtetit turk, Erdoğan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, në muajin maj do të realizojnë një takim.
Ai u përqendrua edhe në referendumun e caktuar mbi ndryshimet kushtetuese, i cili do të mbahet më 16 prill të këtij viti. Ai tha se një nga karakteristikat më të rëndësishme të këtij referendum është fakti se popullit do t’i jepet e drejta që në mënyrë të drejtpërdrejt të zgjedh edhe pushtetin ekzekutiv edhe legjislativ.
Sipas tij, sistemi i cili propozohet paraqet sistem ku karakteristika themelore e të cilit është që të mbështetet në popullin dhe të ketë besim në popullin.
“Populli nuk do të ketë besim në politikën e cila nuk ka besim në popullin. Sistemi i cili nuk mbështetet dhe nuk ka besim në popull, nuk mund as të jetë në shërbim të popullit”, porositi Kalın.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist