Kalendari për ditën e sotme

06:55 | 8 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Këto janë ngjarjet që janë paraparë të ndodhin në ditën e sotme.

Në mesin e ngjarjeve informohet publiku se edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, transmeton arbresh.info

09:00

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) organizon konferencën me temën “Dita e hapur globale e Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë”. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (“Klan Arena”, Prishtinë).

09:30

Lëvizja FOL organizon diskutimin “FOL Hapur” me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”)

10:00

Instituti D4D organizon tryezën me temën “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikueshmëria tek publiku”.(Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit për 3-mujorin e parë të vitit 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00

Shoqata “Miqtë e NATO-s” organizon aktivitetin “Kosova e falënderon NATO-n”, për nderë të 23-vjetorit të çlirimit. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

13:00

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit. (Kuvendi i Kosovës, N302)

14:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përpilon listën e dëshmitareve që do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, N204)

15:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Kabineti i presidentes)

16:00

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, do të jetë prezent në Panairin e Librit, te botimet e Universitetit Europian të Tiranës (UET), ku do të nënshkruajë dhe do të bashkëbisedojë rreth librit të tij “Përplasja e madhe – Si po e lufton Rusia, Kosovën dhe Ballkanin”. (Pallati i Rinisë dhe Sportit. Prishtinë) **

17:00 – 19:00

Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

 

17:00 – Konferenca për medie e Kombëtares së Kosovës.

17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës.

18:15 – Konferenca për medie e Kombëtares së Irlandës së Veriut.

19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Irlandës së Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme