Janë të pakta gjurmët që kanë mbetur.
Vendi me të cilin krenohet e që gjendet mu në qendër të qytetit, Kalaja e Kaçanikut është një kala që vetëm emri i ka mbetur.
Muret e jashtme të japin përshtypjen e një perandorie të tërë por brenda saj, koha ka filluar të flas më shumë se sa gjurmët.
Dora e shtetit në këtë monument kulturore historik ka mbërrit vetëm tekë muret e saj, thotë zëdhënësja e komunës së Kaçanikut, Fatlume Selimi.
“Jemi afër Kalas së qytetit të Kaçanikut si një nga objektet më të vjetra të trashëgimisë kulturore. Si kala është ndërtuar në fund të shekullit XV. Është në mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës. Investimet janë bërë në vitin 2012. Po janë muret përreth kësaj kalaje që janë rikonstruktuar së fundi përmes restaurimit”.
Për historikun e kësaj kalaje ata që vinë në Kaçanik mund të informohen nga një pllakatë e vogël e vendosur tek hyra e saj, derisa hijeshia e saj është natën.
E ndërtuar shekuj më parë por e shkatërruar pothuajse tërësisht, ky objekt kulturor ka një problem.
“Ta themi të drejtën kemi planifikuar projekte të ndryshme për të punuar brenda hapësirës së kalas por jemi në një kontest gjyqësor për pronën mes Komunës dhe AKP-së. Në shkallen e parë Komuna e ka fituar rastin por jemi në shkallen e dytë dhe për këtë arsye s’kemi mundur ende të fillojmë më punimet”.
Sipas gojëdhënave kalaja e Kaçanikut është ndërtuar me urdhër të Sulltan Muratit të II, lëshuar qysh më 1582, ndërsa është ndërtuar nga ana e Koxha Sinan Pashës, sikur edhe xhamia në qendër të qytetit./arbresh.info/
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...