Google ADS

Kalaja e Harilaqit, atraksion turistik që po tërheq shumë vizitorë

10:12 | 24 Tetor 2020
Arbresh.info

Synon të bëhet një ndër vendet më atraktive për vizitorë në Kosovë.

Kjo është Kalaja e Harilaqit, një dëshmi që tregon se këtu ka pasur jetë që nga shekulli i katërt.

Kjo kala gjendet në Fushë Kosovë, e ndërtuar mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, cilësohet si një kala unike jo vetëm në Ballkan, por edhe me gjërë.

Banori i fshatit Harilaq si dhe etnologu, Daut Zogiani tregon se Kalaja e Harilaqit është e ndërtuar me një teknikë të veçantë, duke filluar nga muret rrethuese që kanë një gjatësi prej 250 metrave.

“Këtu janë kryer një numër gërmimet e disa restaurime. Ne si banorë kemi parë gur edhe më herët por se kemi ditë saktë për çfarë po bëhet fjalë por në vitin 2005 kanë filluar gërmimet arkeologjike”, tha ndër tjerash ai.

Gjatë gërmimeve arkeologjike që kanë filluar nga viti 2005 janë gjetur si vegla pune, stoli, monedha, tulla, fragmente qelqi dhe struktura arkitektonike që posaçërisht theksojnë periudhën e antikitetit të vonë, e në veçanti atë të kohës së Justinianit.

Përpos pamjes brenda kalasë, vizitorët mund të shohin edhe bukuri të tjera natyrore që përfaqësojnë një pjesë të territorit të Kosovës.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme