Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se në vend është menduar se rastet e gjykuara më parë nuk do të jenë pjesë e hetimit nga Gjykata Speciale.
Këtu ai ka përmendur rastin e ish-komandantit të UÇK’së Rrustem Mustafa-Remi i cili në Kosovë ishte shpallur fajtor duke u dënuar për krime luftë nga Gjykata e Prishtinës. Bashkë me të, me burgim ishin dënuar edhe dy ish-oficerë tjerë të Zonës operacionale të Llapit, e drejtuar nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Kajtazi e kishte përcjell nga afër këtë gjykim.
“Pika kryesore ka qenë aty një serb i cili është keqtrajtu’, tha ai në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.
“Unë e kam përcjell atë gjykim dhe sa më kujtohet i gjithë debati ka qenë nëse ata janë mbajt në kushte njerëzore ose janë keqtrajtu. Mbrojta nuk ka pranuar keqtrajtimin por dëshmitë kanë thënë të lundërtën prandaj Remi është shpallur fajtor”, shtoi Kajtazi.
“z. Mustafa është sjell si zotri i vërtetë. Ka tregu respekt për Gjykatën duke mos dhënë asnjë shenj se ky njeri mund të shpreh ndonjë dëshirë për të ndërhy në këtë proces”, tha Kajtazi.
“Zona e Llapit është prej zonave të luftës që konsiderohet më e mira ku nuk kanë ndodh krime qysh kanë ndodh në zona të tjera. Ka dallim prej një zone në një zonë tjetër’, tha ai.
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, sot u intervistua nga Gjykata Speciale në Hagë.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/373173580183546/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...