Kajtazi tregon “48 orëshin” ku behën pazaret nga partitë?

23:13 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Kajtazi ka folur rreth vonesave të publikimit të listave të deputetëve nga partitë politike

Pasi që partitë në vend, dorëzuar listat për deputetë në KQZ, ato këto lista nuk i bënë publike menjëherë, mirëpo këto lista publike u bënë pas 2-3 ditësh nga ta dhe në lidhje me këtë, gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se në këtë kohë behën pazare politike, shkruan rtv21

Gazetari, Vehbi Kajtazi në “Click” të RTV21 ka thënë se çështjen e vonesës për publikimin e listave e lejon edhe ligji për shkak se 48 orë pas dorëzimit të listave në KQZ, partitë kanë mundësinë e ndërrimit të rënditjes apo të futjes së kandidatëve të rinj apo të tërheqjës së tyre dhe se në këto 48 orë behën pazaret më të mëdhaja.

Kajtazi tutje theksoi se në këtë “48 orëshin” ka ndodhur që të behën pazare të ndryshme , të behën lëvizje të kandidatëve dhe të ndëshkohen ata që janë konsideruar si të pabindur.

Gazetari po ashtu thas se në listat për deputet sivjet ka njerëz të mirë, të dëshmuar në disa lëmi mirëpo këto lista po ashtu janë të ngarkuar me njerëz me të kaluar dhe të tashmë kriminale dhe se po ashtu në këto lisa ka edhe kandidatë të akuzuar për terrorizëm/Arbres.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme