Gazetari Vehbi Kajtazi ka demantuar lajmin se Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, ishte ai që e arrestoi kryeministrin Albin Kurti 16 vite më parë.
Kajtazi, përkundrazi, ka thënë se ishte Ahmeti që kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e gurëve që e kishin goditur përgjatë protestave të LVV’së sa ishte në opozitë.
“Ky ne fotografine e pare eshte Besart Ahmeti, i cili thuajse kishte humbur syrin nga guret e VV-se. Keta te dy, duke e arrestuar Kurtin jane Fatmir Balaj e Fatlum Sadiku. Ai qe e ka per dore Kurtin eshte Fatlum Shaqiri e jo Besart Ahmeti siç po e promovojne militantet…”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.
Ky ne fotografine e pare eshte Besart Ahmeti, i cili thuajse kishte humbur syrin nga guret e VV-se.
Keta te dy, duke e arrestuar Kurtin jane Fatmir Balaj e Fatlum Sadiku. Ai qe e ka per dore Kurtin eshte Fatlum Shaqiri e jo Besart Ahmeti siç po e promovojne militantet… pic.twitter.com/HyqFSODvBQ— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) October 3, 2021
Në vitin 2015 në protestat e dhunshme të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje Ahmeti ishte lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy dhe kishte shkuar në Turqi për mjekim.
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj