Kajtazi për pajisjen e gjetur në veturë: S’mund të hapet në Kosovë

14:21 | 11 Nëntor 2024
E.G

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë detaje të reja për rastin ku është vendosur një pajisje GPS për përgjim në veturën e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Kajtazi tha se Forenzika e Policisë së Kosovës ka dërguar raport në Prokurorinë e Shtetit për pajisjen që është vendosur në veturën e tij, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, raporti i Ekipi të Forenzikës së Policisë së Kosovës ka konstatuar se pajisja nuk është mundur të hapet dhe është sugjeruar që të dërgohet jashtë vendit.

“Ekipi i forenzikes se Policise se Kosoves sot ka dorezuar raport ne Prokurori te Shtetit per pajisjen e pergjimit te vendosur ne veturen time. Raporti i ekspertizes konstaton se ekspertet tane nuk kane mundur ta hapin ate pajisje. Ata sugjerojne qe pajisja te dergohet jashte vendit.”, ka shkruar ai.

Kajtazi theksoi se pret Prokuroria ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Nuk do te dorëzohem derisa të zbulohet se kush më ka përgjuar dhe persekutuar tash e sa kohë”, ka shkruar Kajtazi./Arbresh.info/

Të ngjashme