Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë gjatë emisionit të zgjedhjeve në televizionin 21 se në listën e PDK-së për deputetë ka edhe njerëz vrasës. Kajtazi, duke folur rreth rezultatit të zgjedhjeve të deritanishme ka thënë se e vetmja
Lëvizja Vetëvendosje ka mundur të premtoj ndryshim në këto zgjedhje, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se ka mbetur i habitur me sloganin e PDK-së për një Fillim të Ri pasi sipas tij të gjithë e dinë se çfarë kandidatë ka në listën e këtij subjekti politik për deputetë. “E shikoja sot listën e PDK-së të kandidatëve për deputet dhe kam mbetur i habitur me sloganin për një Fillim të Ri pasi në atë listë ka edhe njerëz vrasës”, është shprehur Kajtazi./Arbresh.info
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa