Vehbi Kajtazi në emisionin Debat plus ka thënë se Albin Kurti ka vendosur që Shpend Ahmetin ta mbaj afër pasi që në bazë të sondazheve është kryetari më i votuar deri më tani.
“Në kohë fushate bëhen matematika dhe janë shumë të thjeshta. Fakti që Shpendi është në listë për deputetë duke qenë se është kryetar i Prishtinës, këtu është bërë matematika pasi që ai i sjell vota. Pra dy persona që në thelb janë të ndryshëm por që i bashkon ndryshimi i modelit të Qeverisjes, apo marrja e qeverisjes përmes votës pasi që ka dështuar ajo përmes dhunës siç ka provuar Vetëvendosja. Shpend Ahmeti është arsyeja që VV të marr vota tek njerëzit liberal. Tek ata që nuk pajtohen me frymën e LVV, mund ta gjejnë një lloj mesi që nuk është as Albin Kurti e as programi i VV, pra Shpendi është një lloj mesi për të marr më shumë vota”, ka thënë ai.
Sipas tij do të ishte shumë më mirë që ai të ishte deputet.
“Ai nuk do të jetë deputetë sepse Shpendi mendon që ta dërgoj Prishtinën në zgjedhje të parakohshme e që kjo nuk është mirë për LVV deri të vijnë zgjedhjet e rregullta”, ka thënë ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...