Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc Kajari, foli edhe për grafitet kërcënuese të serbëve, për kërkesën e presidentit serb Vuçiq që KFOR-i të vendoset tek ura e Ibrit, për rrezikun eventual për luftë, për shtimin e forcave serbe në afërsi të kufijve të Kosovës dhe shumëçka tjetër.
Kajari nuk deshi të komentoi atë nëse presidenti i Serbisë i ka kërkuar përqendrimin e trupave të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër. Komandanti i KFOR-it tha se për aktivitetin e misionit ushtarak të KFOR-it vendosin vetë ata dhe askush tjetër.
Ai foli edhe për grafitet në veri të Kosovës dhe pohoi se në rast të rrezikimit të sigurisë, KFOR do të vepronte dhe për këtë mbledh fakte. “Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është i rregullt dhe mjaftë i mirë dhe ata koordinojnë aktivitet në terren si dhe disa patrullime të përbashkëta”, tha Kajari në intervistën ekskluzive në “RTK Prime”.
Sipas tij, KFOR ka resurset e veta dhe po monitoron me kujdes situatën në vijën kufitare administrative dhe nuk kanë vërejtur diçka të veçanet, nuk ka evidentuar asnjë aktivitet të pazakonshme.
Sa i përket rrezikut potencial për luftë në Kosovë, komandanti i KFOR-it ka qenë i qartë.
“Përgjigja më e thjesht është jo. Mendoj se lufta nuk është çështje relevante besoj unë. KFOR-i nuk ka parë asnjëlloj indikacioni për një ngjarje të tillë. Nuk ka kërcënim për luftë në këtë pjesë, NATO dhe KFOR-i janë këtu”.
“NATO për një kohë relativisht të shkurtër, mund të shtojë trupa ushtarake dhe mjete shtesë nëse për këtë ka nevojë, por nuk është mirë të flitet për luftë, këtë e kemi diskutuar edhe me kryeministrin Kurti”, tha Kajari.
Komandant Kajari tha se, FSK-ja dhe NATO kanë një marrëveshje për aktivitetin e FSK-së në veri të Kosovës dhe në bazë të kësaj ata nuk mund të shkojnë atje pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it. sipas tij kështu ka qenë edhe më parë dhe për këtë janë pajtuar të gjithë.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?