Presioni ndërkombëtar karshi Kosovës dhe Serbisë ka kahe të ndryshme.
Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, mendon se presioni ndërkombëtarë shkon me drejtimin e njëjtë ndaj Kosovës edhe Serbisë por në kahe të ndryshme.
“Që të dyja palët janë joshur për konstruktivitetin eventual që do ta tregonin dhe janë kërcënuar, nëse nuk tregohen mjaft konstruktive për ta quar dialogun përpara”, vlerëson Paçarizi.
Sa i përket presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, analisti politik Leon Duhanaj nuk mendon se mund të jetë i njejtë ndaj Kosovës dhe Serbisë.
“Varet nga konteksti çfarë u kërkohet. Tek serbët, presioni duhet të jetë që sa me parë ta analizojnë mundësinë arritjes së marrëveshjes me Kosovën e që epilog do të jetë njohja,” deklaron Duhanaj.
Presioni ndërkombëtarë, pasoi lajmin për heqje të pjesërishme të taksës nga data 15 mars ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nga ana e Kosovës, dhe heqje të tërësishme nga data 1 prill.
Kjo “zmbrapsje” karshi këtij presioni do të zgjasë 90 ditë, nëse Serbia nuk reflekton në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani me Kosovën, dhe nëse nuk e ndalë fushatën e mosnjohjes ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, presion ky i bashkësisë ndërkombëtare karshi Serbisë./A.Zeka/arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...