Gjatë tre muajve të fundit 18 persona janë kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë, prej të cilëve 14 kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Qendrat e mjekësisë familjare i referojnë në Klinikën Infektive pacientët që kafshohen nga këta zvarranikë.
Qendrat e mjekësisë familjare në komuna të ndryshme të vendit nuk u kanë dhënë 18 qytetarëve serumin pas kafshimit nga gjarpërinjtë, por të njëjtit janë referuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas mjekëve, nëse atyre që kafshohen nga gjarpërinjtë nuk u jepet sa më shpejt serumi, atëherë të njëjtëve u rrezikohet jeta.
Ky numër prej 18 personave janë kafshuar nga gjarpërinjtë vetëm prej prillit të këtij viti e deri më tani.
Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, ka thënë për “Zërin” se qendrat e Mjekësisë familjare kanë një ose dy serume dhe sipas tij, as stafi mjekësor në këto qendra nuk është i përgatitur sa i Klinikës që e drejton.
“Kanë shkuar në ambulanca përkatëse dhe i kanë referuar për shkak se ne kemi një përvojë më të madhe. Atje nuk kanë marrë serum. Është shumë e vështirë, ata mund ta kenë një ose dy doza, është e vështirë që shërbimi primar shëndetësor ta ketë shërbimin sikurse ne që e kemi me komplet terapinë. Duhet të dinë edhe si ta japin terapinë. Ne kemi një përvojë shumë më të madhe sesa një mjek ambulator. Ndërsa sa më shumë që vonohet pacienti situata bëhet shumë më e rëndë dhe më serioze”, ka thënë ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...