Kadriu: Unifikimi politik i arritur në Tiranë është i duhuri

17:03 | 31 Janar 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i “Lëvizjes Vatra”, Kushtrim Kadriu po thotë se unifikimi politik i arritur me ndihmën e qeverisë në Tiranë është i duhuri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar se në vitin 2015 levizja ‘Vatra’ nisi peticionin me slloganin “Lista Shqiptare sjell fitore”, transmeton arbresh.info

Postimi i tij i plotë

Unifikimi politik i arritur me ndihmën e qeverisë në Tiranë është i duhur.
Lista e përbashkët shqiptare
Ishte viti 2015 kur lëvizja “Vatra” nisi peticionin me slloganinin” Lista Shqiptare sjellë fitore”. Me këtë peticion kërkuam që faktori politik shqiptar në Kosovën Lindore të unifikohet dhe të krijojë një listë unike politike të përbërë nga të gjitha partitë politike shqiptare. Ky peticion iu pati dërguar të gjitha partive politike shqiptare me qëllimin e vetëm, unifikimin e tyre dhe bashkimin e tyre në një listë të përbashkët zgjedhore. Kjo iniciativë ishte përkrahur nga shumë personalitete të shquara nga të gjitha trevat shqiptare. Këtë peticion, vlenë të theksohet se e pati nënshkruar edhe moderator i njohur Fidan Jupolli, Deputetja e AAK-se Donika Kadaj Bujupi, aktori i mirënjour Ernest Zymberi, aktori regjisori Kenan Gurgurovci etj..
Unifikimi politik i arritur me ndihmën e qeverisë në Tiranë është pritur tash e sa vite nga ne dhe nga banorët e Kosovës Lindore, ngase spektri politikë në atje është shumë i përçarë. Ky veprim duhet të pasohet edhe me investime financiare nga Shqipëria e Kosova, duhet të ndihet përkrahja e shteti shqiptar në atë zonë dhe të mos mbetet vetëm angazhim politik por edhe ekonomik, ngase këta banorë më së shumti kanë nevojë për zhvillim ekonomik me qëllim parandalimin e zhvendosjes në drejtim të Evropës dhe Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme