Të gjitha rrugët e reja, të cilat do të ndërtohen gjatë këtij viti, do të ndërtohen me standarde evropiane, e jo për interesa të ndonjë partie politike apo për çështje elektorale. Kështu pohoi zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një konferencë për media, ku ka folur për situatën e krijuar në segmentin rrugor Veternik-Prishtinë, lidhur me rrëshqitjet që kanë ndodhur si pasojë e vërshimeve.
“Ky është një raport preliminar. Ne do të ia dërgojmë kompanisë projektuese, kompanisë e cila i ka kryer punimet në këtë rrugë dhe do t’i marrim dhe sugjerimet e tyre, ose pse ka ardhur deri te kjo rrëshqitje e dheut. Mirëpo jemi të vendosur që të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës, të cilat do të ndërtohen projektet e reja, në vitin 2018 kanë me qenë rrugë me standarde evropiane. Nuk do të lëshohet asnjë projekt për interesa të një partie politike, apo për çështje elektorale të fillojnë punimet. Mirëpo ne do të punojmë tamam me standarde. Tamam qysh e meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai..
Kadriu pas takimit me komisionin i cili është formuar për të vlerësuar situatën se si erdhi tek kjo gjendje në këtë rrugë, e i cili ka dorëzuar edhe raportin preliminar, tha se të gjitha hallkat që kanë të bëjnë me këtë projekt, nuk ka në funksionuar siç duhet, duke u nisur nga projektimi, mbikëqyrja, nga punëkryesi dhe të gjithë faktorët e tjerë siç është dhe moti i keq që ka mbizotëruar ato ditë.
“Ne nuk jemi organ, që do ta vlerësojmë fajtorin. Është raporti profesional i cili kushdo që ka interes, do të jetë në shërbim të tyre. Edhe prokuroria kanë të drejtë të merren me këtë raport. E jona ka qenë sepse ne e kemi gjet këtë gjendje, një punë të filluar nga ish qeverisja, me një projekt jo në rregull, me një mbikëqyrje jo në rregull. Me një gjeo mekanikë jo në rregull. Me një komision jo në rregull. Atëherë na ka ndodh rrëshqitja e dheut. Fatmirësisht që ka ndodh në këtë kohë. Sepse kjo do të ndodhte dhe në momentin kur të ishte lëshuar kjo rrugë. Nëse ne e kishim pre shiritin e kësaj rruge, kjo ka mund me ndodh me pas dhe pasoja në njerëz. Ne do t’i marrim dhe masat”, tha ai.
Ndërsa tha se ky projekt duhet të ri dizajnohet dhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do t’i shpallin procedurat e reja të tenderimit.
Ndërkaq profesori Naser Kabashi, i cili ishte dhe pjesë e komisionit vlerësues, tha se komisioni ka pasur një detyrë komplekse.
“Kemi të bëjmë me një projektim, i cili nuk është vetëm një detyrë ose një hallkë. Por në vetvete përfshinë disa hallka të ndërlidhura në mes vete dhe nëse ndonjë hallkë lëshon më shumë ose më pak, atëherë gjithsesi se do të ketë dështime të projektit. Dështimi i këtij projekti edhe neve si qytetar, jo tash si profesor ose profesionist, na ka brengos. Andaj ka qenë një obligim i dyfishtë të nxjerrim në pah të gjitha ato që kanë ndodh. Në parim kemi shumë hallka. Duke filluar nga mosrespektimi i kushteve gjeo mekanike të vet projektit. Pastaj me projektin i cili ka qenë i bazuar në gjeo mekanikë, por ka pasur disa ngecje ose shkarje. Pastaj ajo që ka ndihmuar këtë, ka qenë edhe të reshurat, gjithsesi duke përfshirë dhe komponentë tjera që më ne detale janë dhe në raport të prezantuara”, tha ai.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...