Në mungesë të vizës, ish-mjekja e UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Time Kadrijaj, dëshminë e saj mund ta japë në Prishtinë.
Ajo ka thënë se ftesa nga Specialja ka qenë e befasishme për të, por se është krenare me gjithçka ka bërë në kohën e luftës në Kosovë.
“Fillimisht më kanë ftuar në telefon, në gusht dikur, nuk po e mbaj mend datën e saktë. Para një jave, më kanë dërguar edhe personalisht ftesën. Më kanë thënë se do të intervistohem më 18 shtator. Ma kanë marrë pasaportën për të më pajisur me vizë, sepse nuk kam pasur. Por procedura për pajisje me vizë holandeze është tri javë, dhe me gjasë intervistimi do të kryhet në Prishtinë”, ka thënë Kadrijaj në KTV.
Ajo ka thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitares.
“Nuk është e precizuar asgjë. Me të thënë të drejtën ishte befasuese. Isha në një tollovi, kam qenë në Deçan. Nuk u kam bërë shumë pyetje. Kur kanë ardhur ata dy persona për të ma sjell ftesën, nuk u kam bërë pyetje, nuk e kam zgjatur shumë diskutimin me ta”, ka thënë ajo.
Gjykatën Speciale ajo edhe njëherë e ka quajtur të padrejtë.
“Fakti që na kanë kërkuar që të formohet një Gjykatë një etnike është e turpshme. Nëse është dashur që të vënë drejtësi është dashur të bëjnë një Gjykatë e cila ndjek të gjitha krimet e supozuara. Një gjykatë është dashur të bëhet në Serbi, dhe të dënohen gjithë krimet që kanë bërë serbët”, ka thënë Kadrijaj.
“Me profesion jam mjeke dhe gjatë luftës kam shërbyer si mjeke. Nuk pendohem dhe jam krenare për gjithçka që kam bërë për Kosovën”, ka thënë ajo më tej.
Kadrijaj, është shprehur e lumtur që nuk e ka votuar Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...