Time Kadrijaj, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pasi uroi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, shprehu kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se punëtorët e arsimit janë të interesuar për veprime konkrete në rritjen e pagave e jo lavde.
Deputetja Kadrijaj ftoi institucionet e vendit që të ndalin ushtrimin e presioneve ndaj mësimdhënësve, ndaj sindikatave.
Ajo në foltoren e Kuvendit bëri të ditur se punëtorët e pastrimit në Kuvendin e Kosovës janë në grevë, për shkak të pagave të ulëta.
“Ndalnin shantazhet, punoni dhe mjaft më me lavde, sepse keni ardhur në pushtet për të bërë punë e jo të thurni lavde”, tha, mes tjerash, deputetja Kadrijaj./rtk/
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot