Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka reaguar pas shfuqizimit të dekretit për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.
Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është në pritje të shkarkimit të bashkëshortit të Osmanit, pasi sipas saj, ai merr pagën e konsullit në Shkup, ndërsa qëndron në Prishtinë, raporton arbresh.info.
“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rrin në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, ka shkruar Kadrijaj.
Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka shfuqizuar sot katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.
Konsujt që iu janë shfuqizuar dekretet janë: Flakron Shala, (Pragë), djali i deputetit Haxhi Shala, i cili ishte emëruar së fundi konsull i përgjithshëm në Pragë, Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor