Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka rikujtuar projektbuxhetin e vitit 2023, i cili po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Kadrijaj e ka quajtur “buxhet të gënjeshtrave”, ndërsa e ka këshilluar ministrin e Financave, Hekuran Murati që të ketë kujdes të mos i rritet hunda si personazhit Pinokio nga gënjeshtrat.
“Ju supermenat e kësaj Qeverie që keni ardh me shkopin magjik, a po i shifni se ku e keni sjellë këtë vend dhe mund ta quaj këtë buxhet buxhet të gënjeshtrave dhe ruaju ministër se po ju rritet hunda si e Pinokios dhe s’kemi çka me tregu për këtë buxhet”, tha Kadrijaj. /arbresh.info/
v
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...