Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka falënderuar shtetin e Hungarisë për mbështetjen që i jep Kosovës.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, së bashku me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë Meliza Haradinaj Stublla, dhe ministrin e Arsimit dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, kanë takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Péter Szijjártó dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Hungarez, Zsolt Németh, gjatë vizitës zyrtare ne Budapest.
Kadrijaj njoftoi se në këtë takim kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth bashkëpunimit bilateral Kosovë – Hungari dhe bashkëpunimin ndër parlamentar mes dy komisioneve homologe.
“U pajtuam të vazhdojmë punën e përbashkët ndër-shtetërore për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Hungarisë, veçanërisht përmes formalizimit të Grupit të Përbashkët Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Hungari”, ka thënë Kadrijaj.
“Bashkërisht i shprehëm mirënjohjen ndaj Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, subjektivitetit të saj ndërkombëtar, dhe aspiratën tonë Euro-Atlantike”, thuhet në njoftimin e deputetes Kadrijaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Sot me dy ministrat z. Meliza Haradinaj Stublla, Ministër për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Ministrin e Arsimit dhe Teknologjisë z.Ram Likaj takuam Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Z. Péter Szijjártó dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Hungarez, Z. Zsolt Németh gjatë vizites zyrtare ne Budapest.
Shkëmbyem pikëpamjet tona rreth bashkëpunimit bilateral Kosovë – Hungari, bashkëpunimin ndër parlamentar mes dy komisionrve homologe.
U pajtuam të vazhdojmë punën e përbashkët ndër-shtetërore për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Hungarisë, veçanërisht përmes formalizimit të Grupit të Përbashkët Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Hungari.
Bashkërisht i shprehëm mirënjohjen ndaj Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, subjektivitetit të saj ndërkombëtar, dhe aspiratën tonë Euro-Atlantike.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...