Prindon Sadriu, burri i u.d. së presidentes, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar padi ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijajt për siç ka thënë, shpifje.
Ai ka sqaruar se nuk ka qenë kurrë konsull, por ka thënë se i përket grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008.
Por, pas kësaj ka reaguar sërish Kadrijaj.
Deputetja e AAK-së kërkon llogari nga Sadriu për mos mbajtjen e vendit të punës.
“Prindon Sadriu, ne i kemi parë të gjitha të dhënat për hyrje daljet e tua drejt Shkupit. Ti je paguar por nuk e ke mbajtur dhe rrallë e ke vizituar vendin e punës”.
“E për këtë do të jepni llogari të gjithë në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Të shohim kush ka keqpërdorë buxhetin e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj në reagimin e saj në rrjetin social Facebook./Telegrafi/
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri