Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka komentuar skandalet e njëpasnjëshme në ministrinë e Bujqësisë.
Kadrijaj ka sqaruar lidhjet ndërmjet kryeministrit Kurti, minsitrit Peci dhe dy përfituesëve të granteve, Naim Huruglica dhe Dardan Velijaj.
“Prej skandalit në skandal. Ministri i Bujqësisë konfirmon në një intervistë për “Blic Interview” se donacion i ka dhënë Naim Huruglicës, këshilltar i jashtëm i cili është në partneritet me Dardan Veliajn. E kush është Dardan Veliaj? Dardan Veliaj ishte personi shoqërues i Kurtit në aferën “Qebja” dhe zyrtaren e UDB-së Jelena Bjelica. Dardani kurrë s’ka pranuar të flasë për rastin edhe pse tradicionalisht thoshte se është LDK. Kurti pas fitores së tij në vitin 2021 e emëroi Drejtor të Kompanisë për Mendaxhimin e Deponive. Një vend ku ka shumë fonde. Siç duket shtrenjtë po i kushton Albinit me mbajtë Dardani gojën mbyllur”, ka thënë Kadrijaj./Arbresh.info
/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...