Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se 43 deputetët e pozitës e dinin se po nënshkruani për nisjen e iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Të premten gjatë leximit të dytë të projektligjit për Buxhetin e vitit 2018, deputeti i PDK-së, Nait Hasani mori iniciativën për të mbledhur nënshkrime për të thirrur një seancë e jashtëzakonshme, e cila do të mbahej po atë natë, për të votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Kadrijaj ka thënë se Gjykata Speciale ka mundur të mos formohet, pasi sipas saj, kompetencat e saj për të dënuar akterë për krime lufte, kanë pasur edhe UNMIK-u me EULEX-in.
“Ishim shumë të vetëdijshëm se çfarë po nënshkruanim. E dini qëndrimin e AAK-së që ka qenë kundër Gjykatës Speciale sepse është e pakuptimtë që të jetë Gjykatë një etnike. UNMIK-u dhe EULEX-i kanë pasur kompetenca për dënimin e akterëve që supozohej se kanë kryer krime”, ka thënë deputetja Kadrijaj.
“Unë kam menduar që me formimin e Gjykatës Speciale Kosova do ta humb kredibilitetin ndërkombëtarisht, pasi do të flitet për krimet që ka bërë UÇK-ja. UÇK-ja ka bërë luftë të drejt dhe është padrejtësi e madhe ndaj kësaj lute. Nëse ka iniciativë të njëjtë, unë prapë do të nënshkruaj. Edhe nëse ka ndonjë ndryshim paragrafi, cilado qoftë procedura unë do ta përkrah”, ka shtuar deputetja e AAK-së, e cila nuk e di nëse kjo iniciativë për shfuqizim të Speciales është nisur nga presidenti Hashim Thaçi.
“Unë nuk mund të paragjykoj nëse Thaçi ka bërë presion për këtë iniciativë. Nënshkrimet kanë qenë të deputetëve të cilët kanë nënshkruar me dëshirë, nuk ka pasur presion për nënshkrim, atë e kanë nënshkruar me vetëdije të plotë”, ka theksuar Time Kadrijaj.
“Qëllimi ka qenë që një pa drejtësi ndaj Kosovës të shfuqizohet. Nëse tentohet që prapë të mbahet një seancë, deputetët e AAK-së do ta nënshkruajnë. Edhe në periudhën kur është formuar [2015] kanë qenë kundër, edhe pse ka pasur shumë presion për ta votuar”, ka thënë veç të tjerash ajo./Koha.net/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...