Kosova tashmë ka nisur edhe zyrtarisht rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat kryesore ndërkombëtare të cilat i ka synim që prej përpjekjeve për tu çliruar nga okupimi i Serbisë.
Sfida e parë që e largon Kosovën nga ‘getoja evropiane’ pritet të tejkalohet me 2 janar të vitit të ardhshëm 2024, kur edhe do të hiqen vizat për kosovarët që do të mund të lëviznin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian, që janë pjesë e ‘Schengen Visa’.
Por, rruga drejt BE-së ‘kërcënohet’ nga pengesat që Serbia mund t’i paraqes, e të cilat veç i ka shfaqur në mbledhjen e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, ku ka votuar kundër hyrjes në rend të ditës aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Për “Arbresh.info” deputetja dhe anëtarja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë se si vend më pro evropian, Kosova meriton të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare, pasi edhe orientimi i saj është integrimi në BE.
Deputetja Kadriaj e sheh rrugën drejt BE-së me pengesa nga Serbia, kjo sipas saj, edhe stopon rrugëtimin drejt anëtarësimit.
“Kosova ka një orientim e ai është integrimi në BE dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Kosova është vendi ma pro-evropian dhe e meriton të jetë pjesë e këtyre mekanizmave. Rruga e Kosovës, po është me plot pengesa e me sfida të shumta sepse në këtë rrugë pengesë është Serbia, me angazhimin dhe insistimin që Kosova, të stopohet ne atë drejtim”, thotë Kadriaj.
Detyra e obligime, por edhe garanci se do të punojë karshi obligimeve që dalin nga agjenda evropiane deputetja Kadriaj, thotë se Kosova tashmë këto i ka marrë dhe duhet të vazhdoj, mirëpo ajo kërkon që BE mos të përdorë standarde të dyfishta me vendet e tjera.
Sipas Kadriajt, nëse ndërkombëtarët dëshirojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor, të jenë njëtrajtshëm gjatë procesit dhe të barabartë duke mbizotëruar meritokracia e angazhimit si palë.
“Po edhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të ketë standarde të dyfishta në raport me vendet tjera. Nëse duhet të integrohet Ballkani Perëndimor, duhet të jetë i njëtrajtshëm dhe i barabartë sipas meritave dhe angazhimeve. Vendi jonë në vazhdimësi ka marrë detyra dhe obligime karshi asaj agjende dhe duhet të punojë në këtë drejtim”, shprehet deputetja e AAK-së.
Kadrijaj, pohon se Kosovës duhet t’i pranohet kërkesa për anëtarësim në BE dhe të hapen negociatat për anëtarësim, dhe mos të zvarriten proceset sikurse çështja e liberalizimit të vizave.
Megjithatë, ajo thotë se fokusi i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë rruga evropiane, anëtarësimi në NATO, dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Ndryshe, një vit pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën për anëtarësim në këtë mekanizëm me 24 prill 2023.
Kosova ka aplikuar po ashtu edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa Serbia vazhdon të shkel marrëveshjen e dakorduar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, rreth planit franko -gjerman dhe planit të zbatimit ku shtet që janë palë e kësaj, marrin obligim që mos t’i pengojnë njëra tjetrës në rrugën e tyre drejt integrimit dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, por të cilat po i shkel./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë