Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është thirrur në interpelancë për rritjen e pagave gjatë ditës së nesërme nga partitë opozitare. Kjo seancë ishte paraparë të mbahej të hënën, por me kërkesë të këtyre partive është shtyer për të enjten.
Ndonëse rritja e pagave është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe deri në një vendim nga ky institucion ajo është pezulluar, përsëri është kërkuar debat në
Kuvend sa i përket kësaj çështje, shkruan Indeksonline.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj e quan të pakuptimtë debatin për këtë çështje përderisa është dërguar në Kushtetuese dhe ende nuk ka ndonjë vendim. Sipas saj është dashur të pritet vendimi i gjykatës e pastaj të thirret debat.
“Është shumë e pakuptimit që opozitarët e kanë dërgu këtë çështje në Kushtetuese dhe është pezullu rritja e pagave deri të vendosë Kushtetuesja, por nuk është në rregull, edhe po e dërgon në Kushtetuese. Nuk po pret përgjigje, po thirr interpelancë, nuk e di çka quhet respektim këtu. Unë mendoj që është dashtë me u prit vendimi kushtetues”, tha Kadriaj.
Kadriaj ka kritikuar edhe çështjen e pagave të plotë agjensioneve që votohen nga kuvendi e po ashtu edhe të deputetëve, të cilët kanë paga më të mëdha se kryeministri i vendit.
“Është e pakuptimtë dhe asnjëherë nuk është fol kjo çështje, që plot agjensione që marrin pagë nga Parlamenti i Kosovës i kanë pagat trefish, katërfish ma të madhe se kryeministri dhe që mbajnë mbledhje një herë në muaj. Edhe ne deputetët i kemi pagat më të mëdha se vet kryeministri “, shtoi Kadriaj.
Vendimi për rritjen e pagave është marrë me 21 dhjetor të vitit të kaluar, por është pezulluar deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese./Indeksonline/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...