Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ai është takuar me myftiun Naim Tërnava. Pas këtij takimi myftiu Tërnava ka falënderuar kreun e PDK-së për vizitën dhe urimet me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
“E falënderoj kryetarin Veseli që në këtë natë kaq të madhe me kaq vlerë të jetë mysafir tek ne. Diskutuam për solidaritetin për këtë muaj por edhe për gjendjen që mbretëron në Kosovë me gjendjen e pandemisë dhe mundësinë për tu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë”, tha Tërnava.
Ndërsa, lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se në këtë muaj të shenjtë do të jemi bashkë shpirtërisht, sepse për shkak të gjendjes së pandemisë është e vështirë të jemi bashkë fizikisht nëpër iftare të përbashkëta.
Kryetari Veseli uroi besimtarët myslimanë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa falënderoi Bashkësinë Islame që ka ndihmuar 25 familje në nevojë gjatë kohës së pandemisë.
“Inkurajoj të gjithë bamirësit ta shtrojnë solidaritetin sepse e kemi Zotin me vete dhe do ta tejkalojmë bashkërisht suksesshëm këtë situatë të vështirë”, tha ai./arbresh.info
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...