Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar haxhinjtë e Kosovës me rastin e rrugëtimit të tyre për në Mekë e Medine.
Përmes facebook, Veseli, ndër të tjera ka shtuar se edhe babai i tij ka kryer këtë obligim si një nga pesë shtyllat e fesë islame, njofton Klan Kosova.
’’Haxhilerëve tanë të dashur që nisen pas pak për në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, iu uroj shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe. Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij. Prandaj iu dëshiroj të gjithë pelegrinëve shqiptarë haxh të pranuar si dhe lehtësim në këtë rrugëtim!’’
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...