Kadri Veseli uron kryeministrin e ri të Britanisë

17:51 | 23 Korrik 2019
A. B.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e Kosovës me këtë shtet mik.

“Uroj Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe. Gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit.Zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e vendin tonë me këtë shtet mik.
Partia Demokratike e Kosovës është gjithashtu aleate e Partisë Konservatore dhe ne jemi të bindur që nën udhëheqjen e tij kjo parti do të arrijë suksese të mëtejshme ndërsa bashkëpunimi ynë ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë”, ka shkruar në Facebook, Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme