Google ADS

Kadri Veseli shpalos planin e tij kundër korrupsionit

16:19 | 12 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur përsëri konferencë për media duke theksuar luftimin e krimit të organizuar, korrupsionin e nepotizmin.

Ai nuk mori mbështetjen e partive tjera për paktin e propozuar, por Veseli thotë së ai pakt u mbështet dhe nënshkrua nga shumë qytetarë, raporton arbresh.info.

“Për fat të keq e refuzuan partitë tjera por është duhet u mirëpritur nga qytetarët”.

Veseli shpalosi planin konkret kundër korrupsionit që sipas tij do të nisë në 100 ditëshin e parë të Qeverisë Veseli.

“Ky plan ka 5 shtylla. Forcimi i masave ndëshkuese ndaj të korruptuarve. Parandalimi i korrupsionit duke ndaluar mënyrat abuzive. Ky është plani që do të liroj vendin nga korrupsioni”.

“Do të krijohet byroja anti-korrupsion në partneritet të ngushtë me BE dhe ShBA. Drejtuesit do të përzgjidhen në parlament”.

“Së dyti do të propozoj një ligj të veçantë kundër nepotizmit. Ky ligj do t’i jep fund punësimeve  familjare e partiake dhe do të rritet transparenca”

“Së treti do të kthej besimin e qytetarëve në gjyqësi e polici nëpërmjet vetingut”.

“Së katërti do të themelohet fondi i konfiskimit”.

“Së pesti do të krijohet një komision i udhëhequr nga opozita. Me anë të tij do të rrisim kontrollin”.

“Nisma tjetër ka të bëjë me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje, ku mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm. Bëhet fjalë për ata qytetarë që shantazhohen, duke mos ua dhënë titullin e pronësisë nga zyrtarët që i kërcënojnë me shkatërrimin e pronës. Ne do të ndërmarrim një proces të përshpejtuar të legalizimit të ndërtimeve pa leje, duke paguar vetëm 1 euro për metër katror. Brenda 2 vitesh do të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje që nuk cenojnë interesin apo pronën publike”, tha Veseli.

Ai po ashtu ka propozuar themelimin e një komisioni të përhershëm parlamentar kundër korrupsionit i cili do të drejtohet nga partia më e madhe opozitare.

Veseli tha se plani i tij i plotë kundër korrupsionit me 25 pika konkrete do të shpaloset gjatë ditëve të ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme