Kadri Veseli premton nënshkrimin për hetimin e SHIK-ut

16:33 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri  Veseli, gjatë seancës së sotme ka marrë fjalën në foltore duke e përmendur hetimin e ShIK-ut.

Ai ka pohuar se nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë një proces shumë më transparent lidhur me veprimtarinë e ShIK-ut.

Kryetari Veseli ka thënë se ai do të jetë i pari që do ta nënshkruajë hetimin e organizatës shef i të cilët ka qenë vetë.

Madje, ai ka shtuar  se edhe deputetët e PDK-së janë të obliguar t’i sigurojnë 40 nënshkrimet për hetimin e ShIK-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme