Kadri Veseli përfundon vizitën e tij në Kosovë

17:36 | 10 Janar 2022
Arditë Shkodra

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli pas vizitës së tij në shtëpinë e prindërve në Mitrovicë, rreth orës 16:30 është larguar nga aty dhe është nisur për Prishtinë nën përcjelljen e pjesëtareve të EULEX-it,

Veseli sa ishte në Kosovë, fillimisht vizitoi varrin e nënës së tij në fshatin Bronobiq, kur ka arritur diku rreth orës 14:00. Mirëpo nuk është lejuar të marrë pjesë aty ku po presin qytetarë e familjarë për ngushëllime, shkruan arbresh.info

Veseli gjatë tërë kohës ishte i shoqëruar nga pjesëtarët e EULEX-it, dhe nuk është lejuar askush të afrohet 50 metra larg shtëpisë së tij.

Kjo vizitë e Veselit erdhi si pasojë e vdekjes së nënës së tij, ditën e premte.

 

Kujtojmë që Veseli po mbahet në qendrat e paraburgimit në Hagë, për më shumë se 1 vit gjysmë./arbresh.info/

Lexo edhe: Kadri Veseli arrin në Kosovë – Arbresh.info

Të ngjashme