Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka premtuar se do të kërkojë zbardhjen rastit për fajde në të cilin përmendet edhe emri i tij.
Veseli në konferencën për medie ka thënë gjithashtu se para drejtësisë do të dalin të barabartë të gjithë qytetarët, shkruan arbresh.info.
“Unë do të bëj më shumë, unë nuk do të ndalem, në këtë shtet do të funksionoj ligji dhe diçka është e sigurt se ata me ora, krevata dhe me gjepa plotë do ët paguajnë për padrejtësinë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, edhe djali i fshatarit dhe ai i kryetarit”, ka thënë Veseli.
I pari i Kuvendit ka thënë gjithashtu se nuk është i përfshirë në rastin e fajdeve në kryeqytet teksa ka thënë se as nuk i njeh personat e arrestuar.
Ai gjithashtu ka premtuar dorëheqje nëse del e kundërta.
“Gjatë kësaj jave disa media kanë publikuar video materiale të krimit të organizuar ku është apostrofuar emri im nga protagonistët e dyshuar për krime të fajdes, mashtrimit dhe krime të tjera. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë rast dh as me personat e këtij rasti. Nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes time në këtë aferë unë nga sot do të jap dorëheqje, e them me siguri të plotë emri im është keqpërdorur në këtë akt të mashtrimit”, ka thënë Veseli./Arbresh.info/
Lexo edhe: Veseli: Nuk i njoh fajdexhinjtë, jap dorëheqje nëse del e kundërta
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...