Kadri veseli nga Prizreni tregon se si po pastrohet PDK-ja, me një reformë të brendshme

14:16 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas anëtarësimeve të reja në Prizren ka theksuar se PDK-ja është e hapur ndaj të gjitha segmenteve të shoqërisë, shkruan Arbresh.info.

Veseli ka thënë se PDK-ja gjatë qëndrimit në opozitë po tregon një model perëndimor të opozitarizmit.

I pari i PDK-së ka thënë se partia që po e drejton ai po kalon në një reformë të brendshme duke i’u dhënë mundësin, strukturave me kuadro të rinj, profesionistë të suksesshëm e patriotë që po i sjellin partisë energji, pastërti e ide të reja, shkruan Arbresh.info.

“Pjesë e reformës së brendshme të PDK-së është ripërtëritja e strukturave me kuadro të rinj, profesionistë të suksesshëm e patriotë që po i sjellin partisë energji, pastërti e ide të reja” shkruan Veseli në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës është parti e hapur që mirëpret pjesëtarë të të gjitha segmenteve të shoqërisë, të cilët dëshirojnë të bëjnë diçka për vendin. Këtë gjë e dëshmon më së miri aderimi i rreth 60 kuadrove profesionistë të Prizrenit, të cilët e shohin partinë tonë si rrugën më të mirë për të kontribuar për Kosovën.
Gjatë takimit me ta i falënderova për besimin e dëshmuar dhe u shpreha se me prurje të tilla cilësore, PDK-ja ka për t’u rikthyer së shpejti si parti fitimtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në opozitë, PDK-ja është duke treguar një model dinjitoz perëndimor opozitar i proaktivizmit dhe konstruktivizmit, ndryshe nga sjelljet konfliktuale obstruktive dhe të dhunshme që kanë manifestuar partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë. Pjesë e reformës së brendshme të PDK-së është ripërtëritja e strukturave me kuadro të rinj, profesionistë të suksesshëm e patriotë që po i sjellin partisë energji, pastërti e ide të reja.

60 profesionistë aderojnë në Degën e PDK-së në Prizren, Veseli: Së bashku do të ndryshojmë Prizrenin dhe Kosovën

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme