Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka arritur ta tejkalojë me vota paraardhësin e tij në krye të partisë, Hashim Thaçin.
Ky i fundit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 i kishte marrë 166.422 vota, derisa Veseli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017 ka arritur t’i marrë vetëm 125.866 vota, shkruan portali “Zeri.info”.
Dallimi mes votave të Thaçit dhe Veselit në zgjedhje parlamentare është hiç më pak se 40500 vota, në favor të Thaçit.
Përndryshe, PDK nën drejtimin e Kadri Veselit në zgjedhjet e 11 qershorit ka pësuar debakël.
Kjo parti në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës do t’i ketë vetëm 23 deputetë, apo 9 deputetë më pak se partia opozitare Lëvizja “Vetëvendosje”.
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...