Google ADS

Kadri Veseli mbledhë partinë, flasin për formimin e institucioneve

11:51 | 8 Gusht 2017
arbresh.info

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë deputetët e kësaj partie, janë mbledhur në selinë kryesore në kryeqytet.

Arbresh.info mëson se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thirrur këtë takim për të folur rreth formimin të institucioneve dhe procesit të zgjedhjeve lokale.

Nesër pritet të mbahet takimi konsultativ ndërmjet partive politike në Kuvendin e Kosovës, në ndërkohë vazhdimi i seancës për konstituimin e plotë të Kuvendit do të ndodhë të enjten.

PAN-i nuk lëkundet nga nominimi i liderit të PDK, Kadri Veselim për kryetar të Kuvendit, i kundërshtuar nga LVV dhe LAA.

PDK ka bërë të ditur se Veseli tërhiqet nga kandidatura, nëse i nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, do të votohej nga LVV e LAA.

Minoritetet deri më tani kanë shprehur qëndrimin pozitiv në mbështetje të Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme