Kadri Veseli i shkon për ngushëllime familjes së Nexhmije Pagarushës

14:46 | 8 Shkurt 2020
A. B.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga gruaja e tij dhe deputetët Eliza Hoxha dhe Migjen Kelmendi, ka ngushëlluar familjen e Nexhmije Pagarushës dhe kanë vendosur lule para fotografisë së saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku familjarët kanë hapur dyert për ngushëllime.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme