“Kadri Veseli fitues i ‘lojës’ për Gjykatën Speciale”

17:16 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi ka komentuar çështjen e Gjykatës Speciale.

Ai ka në rrjetin social facebook ka pyetur se kush fitoi e kush humbi lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, nga kjo  doli fitues vet Kadri Veseli me një pjesë të shoqërisë civile.

Postimi i plotë:

Tash kur pothuajse ’shou’ mediatik rreth Gjyjatës Speciale po merr epilog, lind pyetja kush fitoi dhe kush humbi

Kush mashtroi dhe kush ndejti besnik në parime

Për të parën s’ka dilemë se fitues doli Kadria me nje pjese te madhe te ‘shoqërisë civile’.

Ndërsa të dytën por jo menjëherë do të del kryeministri Haradinaj, pasi për asnjë çast kur ky mer obligime nuk kthehet pas, dhe kjo e karakterizon Ramushin nga të tjerët që e ‘gjuajn gurin dhe e fshehin dorën’.

Nga krejt kjo histori dyjavore, Kosova do të duhej që në kompenzim të pajtimit pro Gjykatës të kërkohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, si shteti i vetëm që ka mbetur i izoluar.

Yryshi’ për zhbërjen e speciales në njerën anë dhe ‘yryshi’ kundërshtues në anën tjetër ( përfshirë edhe Beogradin zyrtar)nuk ishte asgjë tjetër pos tendencë për të përfituar politikisht sa më shumë, deri në atë shkallë sa që vlersoheshin kush esht pro dhe kush kunder Amerikes,

Kjo sdo koment, Populli i Kosoves ësht njeri nder popujt qe mas shumti i beson SHBA-ve, dhe me te drejt presin ndihmen e tyre per te pasur shtet ne plot kuptimin e fjales e jo vetem shtet ne leter.

Pra Urime atyre qe e bene peticionin per ta faktorizu nje Individ, qofshin ata per apo ata virtual kunder.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme