Google ADS

Kadri Veseli, do të jetë kandidat për kryeministër

20:48 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë për lajmi.net ndër të tjera ka folur edhe për kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Veseli fillimisht është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e vendos se kush do të jetë kandidat dhe se synimi i tij është të fitoj brenda partisë që të vazhdoj të jetë kryetar, shkruan lajmi.net.

“Partia Demokratike e Kosovës vendos, njëherë duhet të fitoj të jem kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ndihem i privilegjuar që jam kryetar i kësaj partie dhe synoj të jem krytar i PDK-së, ndoshta është hera e parë që po e bëj publike dhe natyrshëm unë pretendoj të dal para qytetarëve të mij me ofertën ‘muj, di, du me e ndërru këtë vend’, për hir të interesit të qytetarëve, pra kjo nënkupton që synoj kryeministrin”, tha Veseli në intervistën për lajmi.net.

Ai gjithashtu është shprehur se e di saktësisht se çfarë duhet të bëhet që të ndryshohet dhe të transformohet Kosova dhe të drejtohet atje ku të gjithë qytetarët duan,

“Mua më ngushton kur thua a don veç karrigë, unë jam aty ku është interesi i vendit,  por besoj me këto sfidat të cilat po i zhvillojmë ta çojmë deri në fund këtë mandat, e natyrshëm jo se mendoj, por mendoj fuqishëm që mund të bëjë shumë mirë për çdo qytetar të RKS, e di saktësisht çfarë duhet të bëj ta transformoj këtë vend, cili është vizioni me e transformu me e modernizu këtë vend, me e çu atje ku e dojnë qytetarët tonë”, tha Veseli.

Ai në këtë intervistë për lajmi.net ka folur për gjëra të ndryshme si gjendja brenda Partisë Demokratike të Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ministrat e PDK-së dhe të tjera

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme