Kadetët e FSK-së sfidohen në stërvitjen “Putra e Ujkut”

11:00 | 1 Nëntor 2022
A. B.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e FSK-së kanë nisur stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.

“Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”. Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj në një postim në Facebook, ka shkruar se operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme