Google ADS

Kadetët e FKS-së realizuan qitjen e parë për vitin akademik 2024-2025

20:33 | 15 Tetor 2024
K.B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë realizuar qitjen e parë për vitin akademik 2024-2025.

Maqedoni me anë të një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi, ka thënë se këto qitje janë pjesë e rëndësishme e programit profesional.

“Kadetët tanë realizuan qitjen e parë për vitin akademik 2024-2025! Këto qitje janë pjesë e rëndësishme e programit profesional, për të përgatitur kadetët në përdorimin e armëve personale dhe në rritjen e vetëbesimit në situata operacionale”, ka shkruar ministri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme